Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi rikthehet në krye të tabelës

Interi ka fituar ndaj Frosinones dhe është kthyer në krye të tabelës.

Interi të dielën në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A, triumfoi 2:0 ndaj Frosinones.

Federico Dimarco realizoi për 1:0 në minutën e 43-të, kurse Hakan Calhanoglu nga penalltia e vulosi rezultatin final të takimit.

Marvin Çuni ishte titullar te mysafirët dhe luajti deri në minutën e 55-të, atëherë kur edhe u inkuadrua nga banka rezervë Arijon Ibrahimoviqi nga Kosova.

Interi ka 31 pikë në vendin e parë. Frosinone mbetet me 15 pikë.