Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi pranë Lazaros

Mesfushori i krahut, Valentino Lazaro, pritet të jetë përforcimi më i ri i skuadrës së Interit për edicionin e ri.

Pasi ka arritur marrëveshje me Lazaron, Interi ka nisur negociatat me Herthan e Berlinit për transferimin e tij gjatë verës, përcjell "Sky Sport" të martën, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lazaro është pajtuar me kontratë pesëvjeçare tek Interi që është i gatshëm të paguajë 25 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e tij.

23-vjeçari ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2021, kurse edicionin e fundit shënoi tre gola dhe asistoi shtatë herë në 34 ndeshje. Vitin e shkuar iu bashkua Herthas nga Red Bull Salzburgu. Është reprezentues i Austrisë.