Interi i është shtuar listës së klubeve që po kërkojnë shërbimet e Georginio Wijnaldumit të Liverpoolit.
Barcelona dhe Juventusi kanë qenë të lidhura me një transferim të mesfushorit të Liverpoolit, i cili do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni.
“Të Kuqtë” janë të vendosur që t’ia vazhdojnë bashkëpunimin lojtarit, por Antonio Conte ka shprehur dëshirën të ndërhyjë dhe ta bindë lojtarin të kalojë në Itali.