Mbrojtësi i krahut të majtë te Chelsea, Marcos Alonso, mbetet më i pëlqyeri për trajnerin Antonio Conte. Ndërkohë, është raportuar se Henrique Dalbert mund të largohet nga “San Siro”
Sipas “Sky Sport Italias”, Conte e ka kthyer vëmendjen te mbrojtësi i “Bluve të Londrës”. Po të njëjtin, Interi kishte provuar ta transferojë edhe në janar të këtij viti, transmeton KOHA.
Spanjolli Alonso e la Fiorentinën dhe Serinë A italiane në gusht të vitit 2016. Iu bashkua ish-ekipit që u udhëhoq nga Conte. Që nga ajo kohë, ka shkëlqyer me paraqitje me klubin londinez.
Dalbert e kaloi sezonin e kaluar si i huazuar te Fiorentina, por është kthyer tek Interi, pasi klubet nuk kanë arritur marrëveshje para sezonit të ri.
Alonso ka luajtur tri herë me Spanjën. 149 herë është paraqitur me Chelsean, derisa ka shënuar 22 gola dhe ka kontribuuar me 18 asistime.