Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi pas Alderweireldit

Mbrojtësi belg i Tottenhamit, Toby Alderweireld mund të ndryshojë skuadër këtë afat kalimtar.

Corriere dello Sport raporton se qendërmbrojtësi është në radarin e gjigantit italian, Inter, transmeton Koha.net.

Tottenhami është afër të përforcohet me mbrojtësin e Ajaxit, Davinson Sanchez dhe transferimi i tij ka rritur gjasat që Alderweireld të largohet nga klubi londinez, për të nisur një aventurë të re në karrierë.