Raportohet se Interi ka gati një ofertë prej 60 milionë euro për shërbimet e mesfushorit të Romës, Radja Nainggolan.
Sipas Telelombardia mesfushorit i është ofruar gjithashtu një pagë prej 7.5 milionë euro në sezon, transmeton Koha.net.
Nerazzurët e kanë ndjekur edhe më parë Nainggolanin, por që kur Spalleti ka marrë drejtimin e Interit atëherë interesimi për belgun është rritur.
Për shërbimet e tij interesim kanë shprehur edhe Chelsea, Manchester Unitedi dhe Arsenali.