Interi nuk ka shfrytëzuar ndeshjen me Atalantan për t’u ngjitur në top-katërshe në Serie A.
Ekipi nga Milano u ndal pa gola në përballjen me Atalantan në xhiron e 32-të.
Me këtë barazim, Interi shkon në kuotën e 60 pikëve, aq sa kanë edhe Lazio e Roma në pozitat tre dhe katër e të cilat do të përballen mes vete të dielën.