Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi merr vetëm një pikë ndaj Atalantas

Skuadra e Interit nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj Atalantës.

Ndeshja e së dielës përfundoi me rezultat 1-1, ndërsa Interi ishte ai që kaloi në epërsi i pari në minutën e 58-të përmes Lautaro Martinez.

Mirëpo, skuadra mysafire nuk u dorëzua dhe dhjetë minuta para fundit të ndeshjes, Miranchuk barazoi rezultatin në 1-1.

Anëtari i Atalantës, Berat Xhimshiti, ishte pjesë e këtij takimi dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 33-të.

Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara në Serie-A, Interi renditet i gjashti në tabelë më 12 pikë të tubuara ndërsa Atalanta e pesta me 13 pikë.