Interi nuk e ka shfrytëzuar barazimin e Juventusit ndaj Lecces, duke lëshuar pikë në San Siro.
Skuadra e Antonio Contes ndau pikët me Parmën duke barazuar me rezultat prej 2 me 2, transmeton Koha.net.
Vendasit e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi përmes italianit Candreva, i cili shënoi në minutën e 23.
Por, pas tre minutave Parma arriti të barazojë shifrat përmes Karamohit. E në minutën e 30-të Parma kaloi në epërsi përmes Gervinhos.
E tëra që bëri në pjesën e dytë ishte barazimi i rezultatit përmes sulmuesit belg, Lukaku, i cili shënoi në minutën e 51 pas asistimit nga Candreva.
Me këtë barazim Interi tani mban vendin e dytë me 22 pikë, derisa Parma në vendin e shtatë ka 13 pikë.