Ish-mbrojtësi i Milanit, Massimo Ambrosini ka insistuar se Interi nuk ka kualitet të mjaftueshëm për ta fituar titullin e Series A.
‘Neroazurët’ kanë fituar shtatë nga tetë ndeshjet e para në Serie A këtë sezon duke u pozicionuar në pozitën e dytë me vetëm dy pikë më pak se lideri Napoli, por kjo nuk e ka bindur Ambrosinin, transmeton KP.
“Interi nuk ka ‘brum’ kampioni, ata po përmirësohen, por nuk janë mjaftueshëm për ta fituar titullin”, ka thënë Ambrosini.
Skuadra e Luciano Spallettit ka grumbulluar 22 pikë pas tetë ndeshjeve, me shtatë fitore dhe vetëm një barazim ndaj Bolognas.
Artikuj të ngjashëm