Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi në top-katërshe, mposht Romën

Interi ka arritur në kuotën e 63 pikëve në Serie A pas 34 ndeshjesh, me fitoren 2:0 në Romë ndaj Romës së Jose Mourinhos të shtunën.

Federico Dimarco dhe Romelu Lukaku realizuan golat e rëndësishëm për ta mbajtur të gjallë shpresën për përfundim të sezonit në top-katërshe dhe për kualifikim të serishëm në Ligën e Kampionëve.

Në tabelë, Interi është i katërti me 63 pikë të tubuara, po aq sa ka Juventusi në pozitën e tretë e me një ndeshje më pak të zhvilluar. Lazio është e dyta me 64 pikë, e Napoli tashmë matematikisht është kampion.

Milani me 61 pikë dhe Atalanta e Roma me nga 58 janë në garë për top-katërshe po ashtu.