Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi mund ta shesë Dumfriesin

Mes lojtarëve të mëdhenj në skuadrën e Interit që do të largohen në verë nuk është vetëm sulmuesi Lautaro Martinez. “Football-Italia” ka njoftuar të martën se edhe mbrojtësi i krahut, Denzel Dumfries, i cili po kalon një sezon fantastik mund të shitet në fund të sezonit për ndonjë ofertë të majme.

Interesim për mbrojtësin e krahut ka shprehur Bayern Munichu.

26-vjeçari këtë edicion me zikaltrit në të gjitha garat ka shënuar pesë gola dhe ka bërë shtatë asistime.