Interi ka mposhtur 2 me 0 Udinesen në xhiron e 22-të të Serisë A për të mbajtur në presion Juventusin si lider në tabelë.
Romelu Lukaku shënoi dy gola për shtatë minuta në minutat 64 dhe 71 për fitoren e madhe të Interit.
Në tabelë, Interi si i dyti ka 51 pikë të tubuara, tri më pak se Juve që prin. Lazio ka 49 pikë në pozitën e tretë me një ndeshje më pak të zhvilluar.