Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi mposht Spalin

Interi ka shënuar fitore në udhëtim te Spali me rezultat prej 1 me 2.

Icardi kaloi Interin në epërsi në minutën e 14, e vendasit pas katër minutash shpërdoruan rastin e artë për të barazuar shifrat, por nga penaltia ishte i pasaktë Antenucci, transmeton Koha.net.

Megjithatë në minutën e 72 vendasit barazuan shifrat përmes Paloschit.

Por, pas gjashtë minutash Interi doli sërish në epërsi përmes Icardit, që shënoi pas asistimit nga Perishiqi.

Me 16 pikë Interi mban vendin e tretë. E Spali në vendin e 14 ka 9 pikë.