Interi ka siguruar tre pikë të rëndësishme, duke mposhtur 2:1 Sassuolon në udhëtim.
Zikaltërit pjesën e parë e përfunduan në disavantazh, me Domenico Berardin që i dha epërsinë vendasve në minutën e 22-të nga penalltia.
Por skuadra e drejtuar nga Inzaghi përmbysi gjithçka në 45 minutat e dytë. Edin Dzeko (58’) dhe Lautaro Martinez (78’) realizuan në fitoren e ekipit të tyre.
Pas shtatë ndeshjeve, Interi ka 17 pikë në vendin e dytë ndërsa Sassuolo ka shtatë pikë në vendin e 13-të.