Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi merr kreun, shkëlqen Perishiq

Inter ka shfrytëzuar humbjen e Napolit nga Juventusi për të marrë kreun e tabelës në Serie A.

Dhe këtë e bëri me fitore bindëse prej 5 me 0 ndaj Chievos, transmeton Koha.net. Më këtë ndeshje paraqitje fantastike pati kroati Ivan Perishiq, i cili shënoi “hat-trick”.

Kurse dy golat e tjerë u shënuan nga Icardi e Skriniar.

Pas kësaj fitore Interi është lider me 39 pikë, përderisa Chievo në vendin e 12 ka 20 pikë.