Interi ka mposhtur Chievon 2 me 0 në xhiron e 36-të në Serie A për t’u kthyer në pozitën e tretë në tabelë.
Politano dhe Perishiq shënuan golat për fitoren e rëndësishme të ekipit nga Milano.
Në tabelë, Interi ka 66 pikë, një më shumë se Atalanta që mbetet e katërta. Milani është i pesti me 62 pikë.
