Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi e mposht Veronën, merr kreun në Serie A

Interi ka triumfuar 2:1 në udhëtim ndaj Veronës sonte, duke u ngjitur përkohësisht në krye të renditjes në Serie A.

Lautaro Martinez (52’) dhe Milan Skriniar (69’) shënuan për Interin, ndërsa për Veronën realizoi Ivan Iliq (63’).

Interi pas 14 xhirove kryeson me 33 pikë, dy më tepër se Milani që zë vendin e dytë. Mirëpo, Milani mund të rikthejë kreun me një fitore sonte ndaj Lazios. Milani e pret Lazion në “San Siro” me fillim nga ora 20:45.