Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi kthehet te fitorja në Serie A

Pas dy humbjeve radhazi, Interi është kthyer te fitorja në Serie A. Të shtunën, zikaltërit triumfuan 2:1 në udhëtim te Sassuolo.

Interi kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë përmes Edin Xhekos (44’).

Sassuolo barazoi me Davide Frattesin. Por në skenë doli sërish sulmuesi boshnjak Xheko. Ai me golin e dytë personal në minutën e 75-të ia siguroi tri pikë skuadrës së tij.

Kristjan Asllani luajti në pjesën e parë tek Interi.

Pas kësaj fitore, Interi është i shtati me 15 pikë. Sassuolo në pozitën e nëntë ka 12 pikë.