Interi ka shënuar fitore të vështirë në shtëpi ndaj Venecias me rezultatin 2:1.
Me këtë fitore “zikaltërit” vazhdojnë të mbajnë kreun në Serie A. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e shënuar nga Thomas Henry në minutën e 19-të për 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Interin barazoi Nicolo Barella në minutën e 40-të për 1:1.
Në pjesën e dytë vendasit shtuan presionin duke krijuar raste të shumta shënimi.
Golin e fitores për Interin e shënoi Edin Xheko në minutat shtesë të ndeshjes për 2:1.
Interi pas 22 xhirove në Serie A është lider me 53 pikë, derisa Venecia renditet në pozitën e 17-t me 18 pikë.