Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi konfirmon transferimin e Bellanovas

Interi e ka konfirmuar transferimin e Raoul Bellanovas nga Cagliari.

Lajmi për transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë u bë i ditur të mërkurën në mëngjes.

Marrëveshja është që ai të jetë i huazuar tek Interi deri në qershor të vitit të ardhshëm, e më pas të blihet përfundimisht.

22-vjeçari i kreu testet mjekësore të hënën, para se të zyrtarizohej dy ditë më vonë te skuadra e Interit.

Interi javën e kaluar prezantoi edhe Romelu Lukakun, Kristjan Asllanin dhe Andre Onanan.

Bellanova e nisi karrierën te të rinjtë e Milanit, ndërsa në futbollin profesionist debutoi te Bordeauxi. Karrierë ka bërë edhe tek Atalanta e Pescara.