Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi kërkon Zappacostan

Mbrojtësi italian Davide Zappacosta mund të kthehet përsëri në Serie A.

Duke parë vështirësitë për të arritur te Sime Vrsaljko, me Atletico Madridin që nuk pranon ofertë tjetër nën 30 milionë euro, Interi ka rikthyer sërish vëmendjen nga Davide Zappacosta.

Mbrojtësi italian i Chelseat ka gjetur pak hapësira në Stamford Bridge, ndaj dhe mundësitë për t’u larguar janë rritur ndjeshëm, sidomos pas shkarkimit të Antonio Contes nga klubi londinez, transmeton kp.

Interi do të kërkojë që të marrë ish-mbrojtësin e Torinos në formë huazimi, ndërkohë që një mundësi e mirë për te biseduar rreth këtij transferimi do të jetë miqësorja e së shtunës që do të zhvillohet mes dy ekipeve e vlefshme për International Champions Cup.