Sport

Interi kërkon Vidalin, Nainggolanin e Naby Keitan

Interi dëshiron të bëjë revolucion në mesfushën e saj, dhe është në kërkim të tre futbollistëve që mund të mbajën barrën e lojës në mesfushë.

Gazzetta dello Sport raporton se Interi dëshiron t’i ketë në radhët e veta Arturo Vidalin e Bayern Munichut, Radja Nainggolanin e Romës, si dhe mesfushorin e Leipzigut, Naby Keitan, transmeton Koha.net.

Gjiganti i Serie A e ka lejuar Ever Banegan të rikthehet te Sevilla, derisa nga skuadra mund të largohen edhe Gary Medel dhe Marcelo Brozoviq, që do të lënë hapësira në mesfushë.

Për Keitan në garë është edhe Liverpooli, përderisa Vidal mbetet kyç për Bayernin, e Roma ende dëshiron ta mbajë Nainggolanin.