Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi kërkon “Salahin e ri”

Interi raportohet se synon transferimin e sulmuesit të Athletic Bilbaos, Inaki Williams, i cili është cilësuar si “Mohamed Salah” i ri.

Tuttosport raporton se Luciano Spalleti është në kërkim të një lojtari të ngjashëm me Salah, të cilin e drejtoi sa ishte trajner te Roma dhe Williamsi ka të njëjtat veçori si të egjiptianit.

Për interesimin e njëjtë ka raportuar edhe Marca, por gazeta spanjolle raporton se 23-vjeçari ka klauzolë lirimi prej 50 milionë eurove.

Tuttsport beson se Williams do të kushtojë më mirë se Angel Di Maria i Paris Saint-Germainin për të cilin ka shprehur interesim klubi italian.