Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi interesohet për Tellesin

Interi ka shprehur interesim për një futbollist tjetër të Manchester Unitedit, kanë raportuar mediumet italiane të martën.

Pas Ashley Youngut, Matteo Darmianit, Romelu Lukakut e Alexis Sanchezit, skuadra e Interit po synon edhe transferimin e mbrojtësit Alex Telles. Mësohet se trajneri i Interit, Antonio Conte po insiston në Tellesin, të cilin po synon ta transferojë në fund të këtij sezoni.

Conte e sheh Tellesin si përforcim të duhur për krahun e djathtë të mbrojtjes dhe për ta bindur Unitedin në lirimin e tij, është i gatshëm ta ofrojë kartonin e mesfushorit kroat Marcelo Brozhoviq. Telles iu bashkua Unitedit para fillimit të këtij edicioni nga Porto për 40 milionë euro por nuk ka pasur hapësirë të madhe tek ekipi anglez. Ka shënuar dy gola dhe ka bërë pesë asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat. 28-vjeçari ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2024 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.