Mbrojtësi i krahut të djathtë, Elseid Hysaj, në fund të këtij edicioni mund t'i bashkohet Interit, ka njoftuar "Calciomercato.com".
Bëhet e ditur se tek Interi duan ta transferojnë Hysajn, i cili këtë edicion ka pasur hapësirë të vogël te Napoli.
Reprezentuesin e Shqipërisë e shohin si zëvendësim për kroatin Shime Vrshalko, i cili është i huazuar nga Atletico Madridi, por që nuk do të blejnë kartonin e tij për 20 milionë euro.
24-vjeçari ka kontratë me Napolin deri në vitin 2021 dhe këtë edicion ka regjistruar 20 paraqitje në të gjitha garat.
Hysaj më herët, sipas mediave, është kërkuar edhe nga Chelsea e Bayerni.