Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi insiston për De Paulin

Skuadra e Interit nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të Udineses, Rodrigo De Paul ka shkruar të mërkurën “Tuttomercatoëeb”.

Bëhet e ditur se Interi po insiston për shërbimet e mesfushorit argjentinas, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Antonio Conte. Ky i fundit, po e sheh De Paulin si përforcim të duhur për repartin e mesfushës sezonin tjetër.

Interi po bën gati ofertën për ta bindur Udinesen, ekip që për ta lënë të lirë De Paulin po kërkon të paktën 40 milionë euro. De Paul është kapiten i Udineses këtë edicion dhe njëri prej lojtarëve më të vlerësuar në ekip.

Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë shtatë asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat deri më tani. De Paul 26-vjeçar ka kontratë me Udinesen deri në vitin 2024 kurse po kërkohen edhe nga shumë skuadra në Spanjë e Angli. Ai është pjesë e Udineses prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Valencia.