Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi ia beson Lautaros shiritin e kapitenit

Lautaro Martinez

Sulmuesi Lautaro Martinez edhe zyrtarisht është kapiten i skuadrës së Interit, ka njoftuar “Calciomercato” të hënën.

Argjentinasi ka qenë lojtari kyç i Interit prej fillimit të këtij viti dhe për këtë arsye është shpërblyer me shiritin e kapitenit.

Ai këtë vit ka shënuar 5 gola në 8 ndeshje të luajtura për ta fituar besimin e të gjithëve në klub. Lautaros i është dorëzuar shiriti i kapitenit për ta bindur që të jetë pjesë e Interit edhe pas përfundimit të këtij sezoni. Kapiten i Interit fillimisht ka qenë mbrojtësi Milan Skriniar, por sllovakut i është marrë shiriti pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të sezonit. Skriniar në verë do t’i bashkohet PSG-së si lojtar i lirë. Në anën tjetër, Lautaro është pjesë e klubit prej vitit 2018.

Artikuj të ngjashëm