Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi i ofron kontratë të re Spallettit

Interi ka vendosur t’i dhurojë Luciano Spallettit kontratë të re, pavarësisht se a do të arrijë ai që ta kualifikojë skuadrën në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm.

“Gazzetta dello Sport”, shkruan se ai e ka fituar besimin e kryesisë dhe se është njeriu i duhur për këtë skuadër. Kontrata e tij momentale përfundon në qershor të vitit 2019, por ka spekulime tjera ku thuhet se “Nerazzurrët” mund të ndërrojnë mendje nëse ai dështon të kualifikohet në top-katërshe, transmeton Sporti në KTV.

Megjithatë, drejtori Piero Ausilio pritet që shumë shpejt të ketë takim me Spallettin, dhe ta diskutojë vazhdimin e kontratës me të deri në vitin 2021.

Artikuj të ngjashëm