Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi i jep ultimatum Simeones

Interi i ka dhënë ultimatum trajnerit Diego Simeone që të vendosë për 20 ditë nëse do të largohet nga Atletico drejt San Siros apo jo.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Interi ka kontaktuar me argjentinasin që akoma nuk ka vendosur për të ardhmen.

Në këtë raportim thuhet se klubi i ka ofruar atij kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore prej 11 milionë eurosh.