Sport

Interi i gatshëm ta ofrojë Eriksenin për Onanan

Interi është i gatshëm që ta ofrojë Cristian Eriksenin për portierin e Ajaxit, Andre Onana, raporton “Totto Sport”.

Erikseni nuk është në gjendje që të vazhdojë karrierën në Serie A, për shkak të problemit me zemër. Ai e ka të vendosur një aparat në zemër, gjë e cila nuk është e lejuar për lojtarët që luajnë në Serie A.

Por, ky rregull nuk vlen në Holandë. Portieri Onana që një kohë të gjatë ka qenë shënjestër e Interit.

Ndërkohë, Erikseni do të kthehej në klubin ku është zhvilluar si futbollist. Onana ka qenë i suspenduar që një kohë për shkak të dopingut.