Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi fiton shtatë milionë euro për tri ndeshje

Për tri ndeshjet e zhvilluara në shtëpi, në “San Siro”, Interi ka arkëtuar shtatë milionë euro nga shitjet e biletave.

“Nerazzurrët” luajtën kundër Torinos, Parmas e Tottenhamit deri tani këtë sezon në vendin e vet, dhe kanë pasur mesatare 57.529 tifozëve në dy ndeshjet e Serisë A, transmeton KTV.

Kundër Spurs ishin mbledhur 64.123 adhurues të futbollit, të cilët ishin dëshmitarë të fitores 2:1 kundër skuadrës angleze, dhe klubi ka fituar rreth 7 milionë euro nga këto tri ballafaqime.