Interi pritet të thyejë rekordin italian për të hyra financiare për një ndeshje me përballjen e sotme me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.
Nerazzurri pret sot katalonasit në fazën e grupeve dhe vizita e yjeve katalonas ka bërë që interesimi për bileta të jetë i jashtëzakonshëm.
Sipas mediave italiane, parashikohet që në San Siro të jenë 73500 shikues, që do t’i sillte Interit të hyra prej 5.8 milionë eurosh.
Ky do të ishte rekord i ri për futbollin italian. Rekordi i deritashëm mbahej nga sezoni i shkuar, kur Roma priti Liverpoolin në gjysmëfinale, me ç’rast kishte fituar 5.5 milionë euro.