Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi klubi i parë që i luan 3000 ndeshje në Serie A

Interi është bërë klubi i parë që ka luajtur 3000 ndeshje në Serie A të Italisë.

Interi po luan kundër Udineses sot në xhiron e fundit të stinorit të Series A. “Neroazzurët” po kryesojnë 1:0 fal golit të Ashley Youngut të shënuar në minutën e 8-të.

Interi ka siguruar më herët titullin e kampionit.

Është klubi i vetëm që ka luajtur në çdo stinor në Serie A që kur kjo ligë u themelua me formatin aktual në stinorin 1929-30.

Deri më tash Interi ka shënuar 1495 fitore, 834 barazime e 670 humbje në Serie A.