Interi ende nuk e ka pagur këstin e parë te Real Madridi për transferimin e mbrojtësit anësor Achraf Hakimi, shkruan “Calciomercato”.
Transferimi i Hakimit i kishte kushtuar Interit 40 milionë euro. Presidenti i Interit, Steven Zhang, është duke menduar ta shesë klubin, për shkak të vështirësive financiare si pasojë e koronavirusit, ndonëse vet Zhang e ka mohuar këtë.
Këstin e parë Interi ishte paraparë ta paguante në dhjetor, por raportohet se klubet janë pajtuar që të shtyhet kjo pagesë deri në mars.