Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City në garë për Hakimin

Mbrojtësi Achram Hakimi mund të largohet nga Interi pas vetëm një sezoni. Sajti italian “Calciomercato” ka njoftuar të martën se interesim për transferimin e Hakimit në verë ka treguar skuadra e Manchester Cityt. Anglezët janë të gatshëm të paguajnë mbi 50 milionë euro për kartonin e Hakimit vetëm për ta mposhtur konkurrencën e fortë të Arsenalit dhe Chelseat.

Hakimi iu bashkua Interit para fillimit të këtij edicioni nga Real Madridi dhe ekipi italian është i gatshëm të pranoj ofertat për 22-vjeçarin. Hakimi që ka kontratë me Interin deri në vitin 2025, këtë edicion ka gjashtë gola e pesë asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat.