Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hakimi po mendon vetëm për Interin

Agjenti i Achraf Hakimit, Alejandro Camano, ka deklaruar për “Calciomercaton” se lojtari që ai menaxhon, është shumë i lumtur tek Interi.

Sipas tij, vendimi ka qenë i Hakimit që të transferohet te skuadra italiane.

Camano theksoi se edhe para dy-tre vjetësh kishin biseduar me drejtuesit e Interit për transferimin e Hakimit, gjë e cila ndodhi në verën e vitit të kaluar pas shkëlqimit të tij te Dortmundi.

Por, pavarësisht lumturisë së Hakimit tek Interi, menaxheri i lojtari thotë se të ardhmes nuk i dihet.

22-vjeçari iu bashkua Interit për 40 milionë euro, plus pesë milionë bonuse. Klubi italian do t’ia paguajë Real Madridit këtë shumë në katër këste.

Edhe Agjenti i Achraf Hakimit: Dhjetë klube e kanë kërkuar Sport Agjenti i Achraf Hakimit: Dhjetë klube e kanë kërkuar

Kontrata me Interin, futbollistit maroken i skadon në vitin 2025.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, ka shënuar 6 gola dhe ka bërë po aq asistime në 34 ndeshje me skuadrën italiane këtë edicion.