Klubi italian Inter është gati t’i shesë dy lojtarë të skuadrës për ta blerë sulmuesin e United, Romelu Lukaku.
Interi është gati t’i shesë Joao Marion dhe Dalbertin.
Mediat angleze thonë se Joao Mario po kërkohet nga Monaco dhe Dalbert mund të transferohet në Lyon ose Monaco.
Trajneri i ri i Interit, Antonio Conte po mundohet që me këta dy lojtarë të fitojë rreth 80 milionë euro.
Unitedi ka kërkuar për Lukakun rreth 80 milionë euro dhe Interi me shitjen e këtyre lojtarëve do të mund ta blejë belgun./ksp