Pas humbjes në xhiron e parë nga Sassuolo skuadra e Interit ka lëshuar sërish pikë në Serie A.
Në takimin e sotëm ndaj Torinos skuadra e Spallettit barazoi 2 me 2, përkundër që ishte në epërsi prej dy golash, transmeton Koha.net.
Perishiq e De Vrij kaluan Interin në epërsi në pjesën e parë. Megjithatë në pjesën e dytë Torino arriti të barazojë shifrat.
Belotti, e Meite shënuan golat në pjesën e dytë për t’i dhënë një pikë ekipit të tyre.