Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi bën thirrje për festë “me përgjegjësi”

Interi ka kërkuar nga tifozët e skuadrës së vet që ta festojnë titullin në Serie A me “përgjegjësi”, duke i respektuar të gjitha rregullat për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Rreth 30 mijë tifozë të Interit festuan “Scudetton” në rrugët e qytetit të Milanos të dielën e kaluar, duke shkaktuar shumë pakënaqësi për thyerjen e rregullave për parandalimin e koronavirusit.

Agjencia e lajmeve ANSA ka raportuar se Interi u ka dërguar letër tifozëve “nerazzurr” para ndeshjes kundër Sampdorias të shtunën, duke u kërkuar që t’i përcjellin rregullat.

“Interi fton të gjithë tifozët ta festojnë me përgjegjësi triumfin e 19-të të Scudettos, duke i respektuar të gjitha rregullat për parandalimin e pandemisë Covid-19”, thuhet ndër të tjerash në letrën e Interit dërguar tifozëve.

“Duke e kuptuar emocionin dhe rëndësinë e momentit duhet ta shmangim situatën e rrezikshme të mbledhjeve për shëndetin e njëri-tjetrit, pasi e rëndësishme është shmangja e përhapjes së virusit dhe shijimi i këtij momenti të veçantë”, ka shkruar Interi.

Artikuj të ngjashëm