Me fitoren e arritur të mërkurën kundër Napolit 1:0, Interi ka hyrë seriozisht në garë për titull.
Tani “zikaltrit” renditen në pozitën e dytë me 27 pikë, vetëm një më pak se rivali i qytetit, Milani.
Triumfi ndaj napolitanëve, ishte i 32-ti i Interit me trajnerin Antonio Conte në 50 ndeshje.
Italiani ka hyrë në histori të klubit duke u bërë vetëm trajneri i tretë që arrin kaq shumë fitore.
Rezultate më të mira kanë vetëm dy trajnerë, Aldo Olivieri dhe Jose Mourinho, të cilët pas 50 ndeshjeve kishin arritur nga 34 fitore në krye të Interit.
Artikuj të ngjashëm