Interi ka vazhduar me fitoren në Serie A, të shtunën në udhëtim te Crotone me rezultatin 2:0.
Me këtë fitore skuadra e udhëhequr nga trajneri Antonio Conte i është afruar edhe më shumë titullit kampion.
Zikaltrit e dominuan pjesën e parë duke e rrezikuar disa herë portën kundërshtare, por pa sukses.
Por në pjesën e dytë Interi arriti të shënoi dy gola. Goli i parë erdhi në minutën e 69-të, me anë të Christian Eriksen që shënoi për 1:0.
Interi shënoi golin e dytë në minutat shtesë të ndeshjes me Achraf Hakimi për 2:0.
Interi ka 82 pikë në tabelë, me katër ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit. Pas tij është Atalanta që ka 68, me një ndeshje më pak të luajtur.
Artikuj të ngjashëm