Nuk janë shitur as 2000 bileta për Superkupën e Kosovës në futboll, që do të zhvillohet të hënën me fillim nga ora 20:00, ndërmjet Prishtinës dhe Dritës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Lajmin për Sportin në KTV e ka bërë publik, zyrtarja për medie e Federatës së Futbollit e Kosovës, Diturie Hoxha.
“As 2 mijë bileta nuk janë shitur për Superkupë, brenda dy ditësh. Interesimi është i vogël. Shpresojmë që tifozët nuk do ta lënë për ditën e fundit për shkak se mund të krijohet tollovi dhe në momentin që mbyllen dyert, askush nuk do të mund të hyjë më brenda”, ka thënë Hoxha për Sportin në KTV, duke nënvizuar se janë nën mbikëqyrjen e UEFA-së.