Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sa është kapaciteti i stadiumit “Fadil Vokrri”

Foto: Driton Paçarada / Koha

Sot nga ora 20:00, do zhvillohet ndeshja finale e Superkupës së Kosovës, Drita – Prishtina.

Takimi pritet të zgjoj interesim të madh te publiku, ku deri në këto qaste janë shitur rreth 5 mijë bileta, ndërsa ky numër pritet të rritet në orët e mbrëmjes kur edhe do hapen dyert e stadiumit.

Por sa është në të vërtet kapaciteti i stadiumit të renovuar “Fadil Vokrri”?

Kapaciteti tashmë i stadiumit është 13.031 ulëse duke bërë që numri i ulëseve të zvogëlohet shkaku i hapjeve të hyrje-daljeve të reja, sipas kritereve të kërkuara nga UEFA.