Skuadra e Inter Turkut do të jetë kundërshtare e Dritës së Gjilanit në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, më 6 korrik. Ndeshja e parë do të luhet në Finlandë.
Interi finlandez ka vetëm katër trofe të fituar në histori të klubit.
U formua në vitin 1990, ndërsa “Veikkausliigan” apo elitën e futbollit finlandez e ka fituar vetëm një herë, në vitin 2008. Në po të njëjtin vit ka fituar edhe Kupën e Ligës së Finlandës.
Dy trofetë e Kupës së Finlandës i ka fituar në vitin 2009 dhe edicionin 2017-18,
Pavarësisht se është formuar në vitet e ’90-ta, Interi finlandez ka përvojë të madhe në garat evropiane.
Ka marrë pjesë nëntë vjet në garat evropiane. Arritjen më të madhe e kishte në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, kur u eliminua nga Sheriff Tiraspoli i Moldavisë.
Edhe në Finlandë sezoni i këtij viti është duke u luajtur.
Inter Turku është në pozitën e pestë aktualisht me 15 pikë të grumbulluara në 11 ndeshje.
Benjamin Kallman, qendërsulmues 24-vjeçar, është golashënuesi më i mirë i skuadrës me pesë gola. Pesë asistime ka mesfushori me tipare ofensive, Petteri Forsell.