Inter Miami synon transferimin e yllit argjentinas të PSG-së, Lionel Messi. Kështu ka raportuar “Daily Mail” të enjten. Messi dhe Neymar pritet të largohen gjatë verës së këtij viti nga gjiganti francez.
Messi nuk ka vazhduar ende kontratën me kampionin e Francës, ndërsa Neymar ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Messi dhe Neymar nuk i kanë raportet e mira me disa lojtarë të PSG-së e po ashtu edhe me drejtues të klubit francez.
Messi e Neymar vlerësohen kyç në sulmin e Parisit. Messi 35-vjeçar sezonin aktual në 26 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 15 gola dhe ka kontribuar me 14 asistime, derisa Neymari 31-vjeçar në 28 paraqitje ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar 16 herë.