Klubi amerikan Inter Miami është duke konsideruar transferimin e Edinson Cavanit dhe Luka Modriqit.
Sipas “Marcas”, klubi i MLS-së është i vendosur për transferime të mëdha dhe ka shprehur interesim për sulmuesin e PSG-së e mesfushorin e Real Madridit.
Për Cavanin kanë shprehur interesim edhe disa skuadra të tjera evropiane, me Atletico Madridin që ishte më e interesuara.