Inter Miami do ta shfrytëzonte mundësinë për ta transferuar Lionel Messin, thotë shefi i biznesit, Xavier Asensi.
Ai ka theksuar se nëse Messi dëshiron të luajë në kampionatin MLS të SHBA-së, dera e Inter Miamit është e hapur.
“A do të nënshkruaja me lojtarë si Messi? Po. Ju nuk mund ta krahasoni Leo Messin me asnjë lojtar tjetër. Ai është ndryshe nga të tjerët. Do të varet nga ai se çfarë dëshiron. Ne duam t’i kemi lojtarët më të mirë në botë dhe mendoj se Messi është më i miri në histori”, ka thënë Asensi.
Messi është lojtar i Paris Saint-Germainit, ndërsa po bëhet gati për sezonin e dytë në Francës pas lëvizjes nga Barcelona verën e vitit të kaluar. 35-vjeçari nuk ka shprehur ndonjë dëshirë për t’u transferuar në SHBA.