Sulmuesi Lorenzo Insinge do të vendos për të ardhmen e tij pas përfundimit të Kampionatit Evropian, kanë njoftuar mediumet italiane të hënën. Insigne ka kontratë me Napolin deri vitin e ardhshëm dhe drejtuesit e klubit nga Serie A po shpresojnë që ai të pranojë vazhdimin e kontratës.
Insigne është kapiten i Napolit dhe si futbollist është zhvilluar te kjo skuadër. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka thënë se e ardhmja e Insignes varet prej tij.
“Insigne është një produkt i akademisë së Napolit dhe e ardhmja varet nga ai. Nëse ai është i lodhur nga Napoli dhe dëshiron të shkojë diku tjetër në Evropë, është zgjedhja e tij, jo e jona”, ka thënë De Laurentiis.
Së fundi, mediumet italiane kanë raportuar se interesim për 30-vjeçarin ka shprehur skuadra e Tottenhamit.