Kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne do të largohet nga skuadra në fund të këtij sezoni, së bashku me trajnerin Gennaro Gattuso ka raportuar të mërkurën “Corriere dello Sport”.
Mësohet se Insigne ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm dhe për këtë arsye do të largohet nga Napoli. Krerët e Napolit për kartonin e Insignes po kërkojnë të paktën 30 milionë euro dëmshpërblim.
E krahas Insignes, edhe trajneri Gattuso do të largohet nga Napoli pas sezonit aktual pasi i skadon kontrata dhe klubi nuk ia ka ofruar rinovimin. Insigne 29-vjeçar është pjesë e Napolit prej vitit 2010 kurse këtë sezon ka shënuar 19 gola dhe ka asistuar 11 herë në 47 paraqitje.
Artikuj të ngjashëm